NBA, LeBron Xhejms debuton me disfatë te Lejkersi

Mbrëmë në NBA ligën profesioniste në program ishin tre takime, ku vëmendjen më të madhe e tërhoqi ndeshja midis Portlandit dhe LA Lejkersit, kjo edhe për faktin se në rradhët e ‘lejkersave’ për herë të parë debutoi ylli LeBron Xhejms, njofton ‘infOSport.mk’.

Por megjithatë ndeshja e parë e Lejkersit në sezonin e ri u shoqërua me humbje, pasi në fund ishte Portlandi që triumfoi me rezutatin 128:119.

LeBron Xhejms këtë takim e mbylli me 26 pikë dhe 12 topa në tabelë, ndërsa basketbollist më efikas i ndeshjes rezultoi të jetë Damian Lilard i Portlandit, që realizoi 28 pikë.

Fitore si vendas realizoi edhe Filadelfia që mundi Çikago Bullsin me rezultatin 127:108, ndërkohë fitoren e vetme si mysafir e realizoi Majami Hit, që me rezultatin e ngushtë 113:112 mundi Uashingtonin.

Leave a Reply