Caktohet arbitri i ‘Derbi della Madonina’

E diela në elitën e futbollit italian sjellë derbin midis Interit dhe Milanit, ndryshe e njohur si ‘Derbi della Madonina’. Kjo ndeshje i takon javës së 9-të, ndërsa të njëjtën do ta referojë arbitri Marko Guida, me asistentët e tij Meli dhe Paseri.

Arbitër i katërt do të jetë Fabio Mareska, ndërsa përgjegjës të sistemit VAR në këtë ndeshje do të jetë Masimiliano Irati dhe Xhilatini.

Për herë të fundit që Guida kishte drejtuar derbin Inter – Milan, kishte qenë gjatë sezonit 2014/2015, ndeshje ajo që ishte mbyllur me barazimin 1:1.

Leave a Reply