Majvedher ju çon ‘selam’ Khabibit dhe Konorit!

Flojd Majvedher ju ka dhënë një lajm fantastik dy garuesve në UFC, Khabib Nurmagomedov dhe Konor MekGregor.

Boksieri  amerikan ka thënë se ai do të përballet edhe me Khabib Nurmagomedov, por edhe me Konor MekGrergor.

“Jam i gatshëm që t’i sfidoj të dy, një pas një”, – është shprehur Majvedher.

“MekGregor ka folur broçkulla dhe me të ende se kam përfunduar”.

“Pasi të ndeshem me Khabibin, radhën do ta ketë MekGregor për një duel të ri me mua”, – ka thënë Majvedher.

Leave a Reply