Bajerni shkarkon Kovaçin që sot!

Bajerni i Munihut javëve të fundit ndodhet në një krizë të thellë të  rezultateve, ndërsa shumica si fajtorin kryesor për këtë gjë e shohin te trajneri, Niko Kovaç. Këtë fundjavë ‘bavarezët’ do të jenë mysafir të Volfsburgut, me shpresë se në këtë transfertë do i japin fund serisë prej tre ndeshje pa fitore në Bundesligë, mirëpo parashtrohet pyetja nëse në këtë ndeshje ata do të udhëhiqen nga Niko Kovaç?

Nga klubi gjerman njoftuan se gjatë ditës së sotme do të dalin me një konferencë të jashtëzakonshme, në të cilën do të marrin pjesë presidenti i klubit, Uli Henes, drejtori i përgjithshëm, Karl Hajnc Rumenige si dhe drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiç. Për herë të fundit të tre bashkë para mediave ishin paraqitur për të njoftuar ndarjen me Karlo Ançelotin dhe rikthimin në skuadër të Jup Hajnkes.

Vetë Kovaç gjithashtu do të flas me gazetarët para ndeshjes kundër Volfsburgut, pasi mbizotëron një mendim se ai do të marrë përkrahjen e shefave të tij, mirëpo nuk mungojnë edhe supozimet se kroati do të shkarkohet.

Niko Kovaç e nisi mbarë aventurën e tij në Munih, duke fituar Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj ish skuadrës së tij, Ajntraht Frankfurtit. Pasuan 4 fitore të njëpasnjëshme në Bundesligë, mirëpo më pas erdhi barazimi në shtëpi ndaj Augsburgut si dhe disfatat nga Herta e Berlinit dhe Borusia Menhengladbahu me një gol-averazh 0:5.

Leave a Reply