Kosova zhgënjen sërish, mundet edhe nga Sllovenia (VIDEO)

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar edhe një disfatë tjetër, duke zhgënjyer edhe njëherë tjetër tifozët “dardan”, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Bernard Çallandes sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë pësuan disfatë minimale 0:1 nga Sllovenia, me një gol të shënuar që gjatë pjesës së parë.

Autorë i golit të vetëm për sllovenët në këtë përballje ishte Haris Vuçkiç, i cili përfitoi nga një kundërzbritje dhe me të majtën e tij arriti që të mposhtë portierin Arijanit Muriç.

Kosova u kanos dy herë në 5 minutat e fundit të pjesës së parë, ndërsa pjesa e dytë doli të jetë shumë e zbehtë, edhe pse realisht priteshe një lojë shumë më ofenzive nga ana e futbollistëve “dardan”.

Pas kësaj disfate Kosova mbetet me vetëm 1 pikë, po aq sa ka edhe Moldavia në pozitën e katërt të grupit 3 në kuadër të Ligës “C” të Kombeve, ndërkohë Slovenia me 7 pikë së bashku me Greqinë kryesojnë renditjen. Grekët në ndeshjen tjetër të zhvilluar në orarin e njëjtë, me rezultatin 2:0 mundën Moldavinë.

Leave a Reply