Arbër Zeneli tregon se ku po çalon Kosova!

Kosova ka pësuar edhe një disfatë tjetër, teksa sonte në Prishtinë u mund nga Sllovenia. Pas përfundimit të këtij takimi, Arbër Zeneli tha se ekipi “dardan” bëri një lojë të mirë, mirëpo se në 30 metërshin e fundit po hasin në probleme në finalizim.

“Kemi luajtur lojë të mirë, mirëpo sërish nuk ishim të mirë në 30 metërshin e fundit. Nuk ishim të saktë aty. Ata patën një shans dhe shënuan. Si duket fati nuk është me ne aktualisht. Jam i dëshpëruar” – tha Zeneli, i cili në pyetjen nëse Kosova mund të ngritet pas këtyre humbjeve dhe të befasojë Greqinë në ndeshjen e rradhës, tha: “Po normal. Jemi ekip i fortë, kemi individualista, mund të japim gola por tani e kemi të vështirë. Tani shkojmë në lojën tjetër me vetëbesim”.

Leave a Reply