FFM vendos datën dhe vendin e zhvillimit të finales së Kupës së Maqedonisë

Finalja e Kupës së Maqedonisë ndërmjet Makedonija Gj.P. dhe Akademia Pandevit do të luhet më 22 maj në Arenën Nacionale “Toshe Proeski” me fillim në orën 18:30.

Do të jetë kjo hera e tretë që Makedonija Gj.P. do të luajë në një ndeshje finale të Kupës, teksa për Akademia Pandevin kjo do të jetë hera e parë dhe debutuese në ndeshjen më të rëndësishme të garës së Kupës.

Skuadra nga Gjorçe Petrovi i Shkupit ka fituar trofeun në sezonin 2005/2006 kur në finale kishte mundur  Shkëndijën me rezultatin 3:2.

Tre vite më vonë Makedonija Gj.P. humbi nga Rabotniçki me rezultat 2:0, ndërsa pas një dekade do të kenë mundësi të re për të fituar trofeun e Kupës.

Akademia Pandev deri tani arritjen më të madhe e kishte gjysmëfinalen, kur sezonin e kaluar u eliminuan nga Pelisteri pas ekzekutimit të penaltive.

Leave a Reply