Ramos: Çampionsi është garë e preferuar e Realit!

Mbrojtësi i Real Madridit, Serhio Ramos pas kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve është shprehur i kënaqur me lojën e ekipit të tij, duke theksuar se ky kompeticion është njëri prej të favorizuarave të “Los Blankosve”.

“E vërteta është se jam shumë i lumtur me angazhimin e skuadrës. E dinim se do të ishte një rast i përsosur për ne që ta tregonim veten në garën tonë të preferuar dhe u angazhuam, duke shijuar futbollin tonë përsëri dhe duke rikthyer vetëbesimin që e shijuam akoma më shumë. Shpresojmë të vazhdojmë në këtë mënyrë, sepse akoma nuk kemi fituar asgjë. Presioni ndaj PSG-së? qasja e Zinedine Zidanes ishte shumë i mirë, u përgatitëm shumë mirë për këtë gjë”, ka thënë Ramos.

Leave a Reply