Shutova fiton kupën “Adem Jashari” në volejboll

Skuadra kërçovare e Shutovës në volejboll ka triumfuar në edicionin e 17-të, të Kupës “Adem Jashari” që u mbajt në Skënderaj.

Shutova në finalen e madhe mundi ekipin e Partizanit nga Tirana, edhe atë me rezultatin 3:1, në sete 11:25; 25;23, 25:18 dhe 25:23.

Edhe pse e humbi setin e parë me shifra ta pabesueshme, kur u kufizua në vetëm 11 pikë, Shutova në vijim tregoj një lojë të shkëlqyeshme, duke rikthyer rezultatin në favor të saj, me ç’rast në fund iu gëzua edhe trofeut të lavdishëm, që mban emrin e heroit tonë kombëtarë, “Adem Jashari”.

Me humbjen në finale, Partizani e dorëzoi trofeun e fituar vitin e kaluar, ndërsa Shutova e riktheu atë pas dy viteve në pronësi të saj.

Leave a Reply