Messi mund të mungojë në ‘El Clasico’!

wSuperylli i Barcelonës, Lionel Messi është në dyshim për ndeshjen e madhe kundër Realit të Madridit, që në program është pas 8 ditësh.

Ylli argjentinas  pësoi një lëndim në krahun e djathtë në minutën e 16-të të ndeshjes kundër Seviljës, me ç’rast u zëvendësua nga ana e Usmane Dembele.

Pasojnë kontrollet mjekësore, të cilat do të duhet të tregojnë rreth shkallës së dëmtimit dhe nëse i njëjti do të mungojë në ndeshjet e rradhës së Barcelonës.

Rikujtojmë se Barcelona të mërkurën do të luaj ndeshjen ndaj Interit, e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Leave a Reply