Tensione te Reali! Ramos humb nervat në stërvitje, desh e goditi bashkëlojtarin e tij (VIDEO)

Kapiteni i Realit të Madridit, Serhio Ramos humbi nervat në stërvitjen e sotme të skuadrës ‘mbretërore’ dhe shumë pak mungonte që të godiste njërin prej bashkëlojtarëve të tij të ri, Serhio Regunion.

Kapiteni i skuadrës ‘madrilene’ u nervozua me gjestin e bashkëlojtarit të tij, i cili në një tentativë për të kapur një top para Ramos, e goditi këtë të fundit në hundë.

Reprezentuesi spanjoll tepër i revoltuar deshi të godas me top atë, mirëpo në fund goditi topin shumë larg, duke mbajtur veten.

Pas gjithë kësaj situate të krijuar, Ramos i thoshte diçka të riut, Reguinon, duke iu kanosur, ndërsa disa sekonda më pas me një top tjetër e goditi në këmbë.

Reguinon është një fëmijë i klubit madrilen në ato momente ndjehej fajtor, duke shmangur çdo kontakt eventual me kapitenin e tij,

Të gjithë futbollistët në ato momente mbeten të shtangur dhe të habitur nga e gjithë ajo që po ndodhte, ndërsa vetëm Luka Modriç iu afrua Ramosit, për të qetësuar dhe njëkohësisht për të pyetur se çfarë realisht kishte ndodhur dhe e kishte nervozuar atë aq shumë.

Leave a Reply