Juve pa sulmuesin kryesor ndaj Junajtedit

Skuadra e Juventusit do të jetë pa njërin prej futbollistëve kryesor për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Mançester Junajtedit. Trajneri Masimiliano Allegri për ndeshjen e nesërme që do të zhvillohet në ‘Old Traford’ nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e sulmuesit, Mario Manxhukiç.

Kroati ka dëmtuar kyçin e këmbës, ashtu që pritet të jetë jashtë fushave të futbollit nga dy deri në tre javë.

Leave a Reply