Nxënësi zëvenëson profesorin!

Napoli po përgatitet të shkarkojë trajnerin Karlo Ançeloti dhe ta zëvendësojë atë me ish-trajnerin e Milanit dhe njëherit ish futbollistin, Xhenaro Gatuzo. Një gjë të tillë bënë të ditur “SportItalia”, sipas së cilës ka qenë vetë presidenti Aurelio De Laurentis dhe drejtori sportiv i klubit, Kristiano Giuntoli, që kanë punuar shumë për të bindur Gatuzon të bashkohet me napolitanët dhe të zëvendësojë ish-trajnerin e tij, Ançeloti.

Vetë Gatuzo ka vlerësuar opsionet e tij dhe përgjigja do të varet nga rezultati i Napolit në ndeshjen e nesërme të Ligës së Kampionëve kundër Genk, si dhe nga ndeshja e tyre e ardhshme në kampionat kundër Parmës.

Marrëveshja raportohet të jetë një kontratë 18-mujore, 6 muaj për pjesën e mbetur të këtij sezoni dhe më pas sezonin e plotë vitin e ardhshëm.  Pas kontakteve midis De Laurentiis dhe Zhorge Mendez, agjentit të Gatuzos, pritet që marrëveshja të konkretizohet nesër në mbrëmje.

Leave a Reply