Musliu: Atmosfera në nivel, por na mungon Bardhi!

Mbrojtësi i përfaqësueses së futbollit të Maqedonisë së Veriut, Visar Musliu, sot ka deklaruar se atmosfera në ekip është në nivel. Ai më tej ka shtuar se u mungon Enis Bardhi, teksa shpresoj se ai do të bashkohet sa më shpejt me ekipin.

“Gjithçka është mirë, vetëm së mungon Bardhi. Shpresoj se do të bashkohet sa më shpejtë të jetë e mundur. Për atmosferën nuk ka se çfarë të flitet, rezultatet tregojnë më së miri, pasi në rast se kimia është në nivel, atëherë padyshim se do të ketë edhe rezultate pozitive”, deklaroi Musliu.

Leave a Reply