Çelzi është kampion i ri i Europës, Siti mbetet duarbosh (VIDEO)

Çelzi për herë të dytë në histori shpallet kampione e Europës, pasi sonte në finalen e edicionit 2020/2021 në finalen angleze të zhvilluar në stadiumin “Dragao” mundi Mançester Sitin me rezultatin minimal 1:0, njofton “infOSport.mk”.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi Kei Havertz 3 minuta para fundit të pjesës së parë, kur mjaft mirë u shërbye nga ana e Mount.

Kujtojmë Çelzi për herë të parë titullit kampion në këtë kompeticion i ishte gëzuar gjatë vitit 2012-të, ndërsa në anën tjetër Mançester Siti mbetet duarbosh. Për “citizens” ishte kjo finalja e parë në kuadër të Ligës së Kampionëve. (infOSport.mk)

Leave a Reply