E bujshme, Muriqi po kërkohet nga skuadra që po lufton për titull në Premierligë

Sulmuesi shqiptarë nga Kosova, Vedat Muriqi është duke kaluar një moment tejet pozitiv në karrierë.

Sulmuesi i Fenerbahçes ka shënuar 10 gola në 15 paraqitje me klubin turk këtë sezon, duke marrë vëmendjen e disa klubeve prestigjoze në Europë.

Pas dy skuadrave gjigande angleze, Mançester Junajted dhe Totenham, është edhe skuadra e Lester Sitit që i ka vënë syrin sulmuesit 25-vjeçar me origjinë nga Prizreni.

E përditshmja turke “HaberGlobal” shkruan se për të parë nga afër Muriqin, Lester Siti ka dërguar agjentë për të vendosur në lidhje me një transferim të mundshëm të Muriqit në Premierligën angleze, aty ku kjo skuadër po bënë shumë mirë dhe aktualisht pas 16 xhirove të para zë vendin e dytë, menjëherë pas Liverpullit.

Leave a Reply