Nejmar drejt largimit nga PSZH, mendon rikthimin në La Liga

Barcelona ose Real Madrid, por jo më në Paris. E ardhmja e Neymar duket e sigurt, dhe me kalimin e muajve zërat për një rikthim të tijin në La Liga pritet të shtohen akoma më shumë. Braziliani ka kujtime shumë të mira tek katalanët, me ish-shokët e ekipit që janë gati për ta mirëpritur sërish. Por, në qoftë se kjo pistë është e parealizueshme, O’Ney është gati të shkojë tek “Los Blancos”, njësoj si patrioti i tij, Ronaldo fenomeni.

Pavarsisht se tek PSG e trajtojnë si një mbret, Neymar nuk është fort i kënaqur me aventurën e tij në Francë, më shumë prej situatës, se sa prej qytetit. Sipas mediave spanjolle, 26-vjeçari i ka rrëfyer shokut të skuadrës tek kombëtarja, Arthur, i cili luan gjithashtu tek Barcelona, se është gati për një rikthim në Katalunjë, duke shfaqur pendesë për largimin e tij 1 vit më parë.

Gjithsesi, gjithmonë ka një problem. Nëse liderët e ekipit “blaugrana”, si Piqué apo Messi, i kanë kuptuar arsyet e largimit të tij, dhe gjithsesi e konsiderojnë Neymar si pasardhësin e argjentinasit në skuadër, drejtuesit nuk e kanë aprovuar akoma një rikthimin të brazilianit. E vështirë do të ishte dhe arritja e një marrëveshjeje me parizienët. Këta të fundit, do të kënaqeshin me kartonin e Ousmane Dembélé, që do të bashkohej me shokun e tij të ngushtë Kylian Mbappé, por dhe me një shumë të konsiderueshme parash.

Por, në rast se gjërat nuk funksionojnë me Barçën, Real Madrid qëndron gjithmonë gati, me Florentino Perez që nuk e ka fshehur kurrë admirimin e tij për O’Ney.

Leave a Reply