Bomba e Granit Xhakës ndaj Kristal Pallas (VIDEO)

Granit Xhaka ka shënuar një super gol në ndeshjen ndaj Kristal Pallas, që Arsenali i tij po e zhvillonë në këto momente në kuadër të javës së 10-të në Premierligë, njofton ‘infOSport.mk’. Xhaka prodhoi një proektil të vërtetë në minutën e 51-të, kur direkt nga gjuajtja e lirë torpedoi portën e vendasve për barazim të rezultatit në 1:1, pasi paraprakisht vendasit me anë të Milivojeviç përmes penaltisë kishin avansuar në minutën e fundit të pjesës së parë.

Mirëpo Arsenali nuk u ndal këtu dhe pas golit të Xhakës shënoi edhe golin e dytë dhe të epërsisë, kësaj rradhe me autorë Lakazete.

Leave a Reply