Gostivarit i mjafton vetëm pjesa e parë për të mundur Zajazin

Gostivari ka shkëlqyer në takimin ndaj skuadrës së Zajazit, duke dëshmuar se për momentin është skuadër më cilësore se skuadra kërçovare që deri në fund të sezonit pritet të luftojë për mbijetesë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e trajnerit Mensur Jakupi shënoi fitore me rezultatin 3:0, me të tre golat e realizuar që në 45 minutëshin e parë. Shkupjani Fatmir Arifi hapi serinë e golave në minutën e 23-të, teksa vetëm 6 minuta më pas Ilirid Ademi  shënoi edhe golin e dytë. I njëjti futbollist në minutën e fundit të pjesës së parë shënoi edhe golin e tretë, që njëherit u tregua edhe si i fundit i këtij takimi, pasi në pjesën e dytë skuadra vendase nuk ishte edhe aq shumë e interesuar edhe për ndonjë gol tjetër.

Me këtë fitore Gostivari vazhdon të kryesojë e vetme renditjen me 31 pikë, ndërkohë Zajazi mbetet në pozitën e parafundit me vetëm 12 pikë.

Leave a Reply