Luis Suarez i vetëm më shumë gola se i gjithë sulmi i Realit

Luis Suarez edhe në ndeshjen e dytë me rradhë ka rezultuar deçiziv për Barcelonën. Pas ‘tripletës’ së regjistruar ndaj Realit të Madridit, kur ndihmoi skuadrën e tij për të shënuar fitore 5:1, mbrëmë uruguaiani realizoi dy gola në fitoren e vështirë 3:2 në transfertë ndaj Rajo Valjekanos.

Falë këtyre dy golave, uruguajani numëron 9-të gola në total, gjatë këtij sezoni në La Liga, duke i prirë listës së golashënuesve.

Luis Suarez ka më shumë gola se futbollistët e sulmit të rivalëve nga Real Madridi, me Benzeman që ka të shënuar 4 gola, Vinicius 1 dhe Garet Bejll që deri më tash ka realizuar 3 gola.

Leave a Reply