11 transferimet që mund të ndodhin janarin e vitit 2019-të në La Liga

Afati kalimtar dimëror po afrohet me klubet që tashmë kanë pikasur dobësit e tyre dhe kanë menduar për transferimet.

Shumë klube do të shpresojnë të shtojnë në skuadrat e tyre lojtarë që ta rrisin nivelin.

Disa emra që po shkëlqejnë këtë sezon në La Liga mund të bëjnë disa lëvizje të mëdha. Kjo vetëm nëse klauzolat e tyre të lirimit paguhen, transmeton Telegrafi.com.

1.Kristian Stuani: 20 milionë euro

Një nga golashënuesit më të mirë të La Liga-s me 8-të gola. Ai ka bërë përshtypje në Girona, duke fituar edhe një thirrje nga Uruguai.

2.Fernando Kalero: 11 milionë euro

Një lojtar i rëndësishëm në Real Valjadolid. Ai ka qenë një nga surprizat e mëdha të sezonit dhe është nën kontratë deri në vitin 2021 me një klauzolë lirimi të përballueshme.

3.Mario Hermoso: 7.5 milionë euro për Real Madridin dhe 40 milionë për pjesën tjetër

Ai mund të lëvizë nga Espanjoli te  Real Madridi, me atë çmim, por për tjerët kushton shumë më shtrenjtë.

4.Pablo Sarabia: 18 milionë euro

Një nga spanjollet më të kërkuar në Europë. Ai duket i vendosur mirë në Sevilja, por ka vend për përmirësim edhe më të madh.

5.Lukas Hernandez: 80 milionë euro

Kupa e Botës vetëm konfirmoi se ai është një nga më të mirët në pozicionin e tij dhe është raportuar se Real Madridi dëshiron të paguajë klauzolën e lirimit.  Për shërbimet e tij ka interes edhe nga klubet e Premierligës angleze.

6.Portu: 20 milionë euro

Një klauzolë e ulët duke pasur parasysh cilësinë dhe rëndësinë e tij për ekipin e Gironas. Klubi nuk do të ishte i lumtur ta shihte atë të largohej këtë dimër.

7.Hoze Luis Morales: 30 milionë euro

Impresionon me Levanten. Ai tashmë është gjurmuar nga shumë klube elitare të Europës. Klauzola e tij u rrit në rinovimin e tij më të fundit.

8.Unai Simon: 30 milionë euro

Dera u hap për të pas lëndimit dhe largimit të Kepas. Aktualisht përveç që mbron portën e Bilbaos, ai është edhe pjesë e përfaqësueses U21 të Spanjës.

9.Visam Ben Jeder: 30 milionë euro

Një nga më të mirët te Seviljas me afër 50 gola në 100 ndeshje.

10.Tomas Vaclik: 40 milionë euro

Portieri çek arriti te skuadra andaluziane e Seviljës këtë sezon dhe tashmë është duke treguar shkëlqimin e tij, sidomos në paraqitjen kundër Real Madridit.

11.Pablo Fornals: 25 milionë euro

Viljarreali e bleu për 10 milionë euro për nga Malaga dy sezone më parë dhe tani ai mund të kushtojë mbi 25 milionë.

Leave a Reply