Mbyllet sezoni aktual në futsal, nuk ka kampion dhe rënie nga liga

Me vendim të Këshillit Drejtues të FFM-së gjatë ditës së sotme u vendos që sezoni aktual në elitën e futsalit vendor të mbyllet para kohe. Kështu sezoni 2019/2020 nuk do të ketë kampion, edhe pse Futsal Shkupi mund të themi se është kampion moral, pasi kur kishin mbetur edhe dy xhiro deri në mbyllje të sezonit të rregullt kishte një epërsi prej 6 pikëve ndaj skuadrës së dytë në tabelë, KMF Ciko, të cilën skuadër e kishte eliminuar edhe në kuadër të ndeshjeve çerekfinale të Kupës.

Megjithatë lajm i mirë për Futsal Shkupin, është se skuadra “bardhekaltër” nga Çairi do prezantojë sërish vendin tonë në garat e Ligës së Kampionëve.

Ndryshe vlen të theksohet se Liga e Parë e Futsalit sezonin e ardhshëm do të numërojë 12 skuadra, dy më shumë se sezoni aktual.

Skuadra të reja që do të garojnë në mesin e më të mirëve janë Klubi i Futsalit, Arben Bajrami dhe Kegi Mobi Veles.

Leave a Reply