Shkëndija thellon diferencën ndaj Vardarit, ja si duket renditja tabelare pas 15 xhirove

Sot në elitën e futbollit vendor në program ishin ndeshjet e javës së 15-të, ku u arritën kryesisht rezultate të pritura, shkruan ‘infOSport.mk’. Skuadra kryesuese e Shkëndijës pa shumë probleme me 5 gola në rrjetë përcolli Sileksin për në Kratovë, duke vazhduar serinë e fitoreve në rrethin e dytë të garave në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.

6 fitore rradhazi për Shkëndijën, që tashmë sheh 6 pikë veten para Vardarit, që sot u mund nga Rabotniçki (0:1) në derbin lokal. Kësisoj Vardari mbeti në kuotën e 28 pikëve, vetëm 3 më shumë se Akademia Pandevi, që si vendas mundi Pobedën.

Pas kësaj treshe, vijon Rabotniçki në pozitën e katërt, duke zbritur Renovën një pozitë  më poshtë, kjo shkaku i disfatës në Strumicë nga Bellasica, skuadër kjo që lëshoi pozitën e fundit në renditje. Bellasica numëron 17 pikë, njëjtë sikurse edhe Makedonija Gj.P dhe Pobeda në pozitat 6 dhe 7, ndërkohë dy pozitat e fundit janë të rezervuara për ish kampionët e vendit, FC Shkupi dhe Sileksi.

# Ekipi Nd. F B D G-av. Pikë
1. Shkëndija 15 10 4 1 37:13 34
2. Vardari 15 8 4 3 18:10 28
3. A. Pandev 15 8 1 6 18:13 25
4. Rabotniçki 15 6 2 7 19:24 20
5. Renova 15 5 4 6 17:19 19
6. Makedonija Gj.P 15 4 5 6 18:20 17
7. Pobeda 15 5 2 8 14:17 17
8. Bellasica 15 4 5 6 14:22 17
9. Shkupi 15 4 4 7 12:18 16
10. Sileksi 15 3 5 7 10:21 14

Leave a Reply