Kapiteni i Renovës, Nuhiu: Bellasica fitojë në mënyrë jo të ndershme dhe jo sportive

Renova sot u mund në Srumicë nga Bellasica me rezultatin 3:1, ndërsa drejtëpërdrejtë në këtë disfatë ndikoi edhe penaltia e akorduar e minutës së 80-të, që sipas futbollistëve të  skuadrës tetovare nuk duheshe të ndodh. Ata nuk e mohojnë se nuk kishte penalti, mirëpo janë të revoltuar me mënyrën se si erdhi deri te e njëjta, njofton ‘infOSport.mk’.

‘Para se të akordohej penaltia, Baldovaliev ishte i shtrirë në fushë,ndërsa futbollistët e të dyja skuadrave u afruan afër tij për të parë gjendjen e futbollistit vendas. Në ato momente topi ishte në pronësi të futbollistëve të Bellasicës, më konkretisht në këmbët e Irfan Vusljanin, i cili deshi të dëbojë topin jshtë vijave kufizuese, ndërsa Serafimovski duke parë se terrenin e kishte të lirë për të sulmuar drejt portës tonë vrapoi pas topit dhe me hapa të shpejtë arriti te zona e rreptësisë. Fisnik Zuka duke dashur që të ndaloi atë, e preku topin me dorë, ndërsa arbitri tregoi në pikën e bardhë’ – tha fillimisht për ‘infOSport.mk’ kapiteni i gjipspunuesve Fisnik Nuhiu, i cili demantoi se kanë sulmuar futbollistin kundërshtarë Zoran Baldovaliev, ashtu siç shkruhej në disa prej mediave maqedonase.

‘Jo nuk është e vërtetë se kemi sulmuar fizikisht Zoran Baldovalievin. Thjeshtë vetëm i kemi thënë që ta huq penaltinë sepse nuk ishte “fair play”. Edhe pas ndeshjes ja kemi thënë të njëjtën gjë edhe Baldovalievit, por edhe trajnerit të ekipit vendas se nuk është dashuë të realizohet ajo penalti. Unë personalisht prisja që Baldovaliev do të bëjë një gjë të tillë dhe se nuk do të shënonte, duke u nisur se është një ndër futbollistët më me përvojë në kampionatin tonë dhe më me emër te Bellasica, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Mund të them se Bellasica fitoi në mënyrë jo të ndershme dhe jo sportive. Kishte disa futbollistë që kërkonin falje dhe e kuptonin situatën ashtu si duhet. Njëri prej tyre ishte kapiteni, pastaj Milushev dhe mesfushori boshnjak Irfan Vusljanin, ndërsa shkaktari i gjithë kësaj rëmuje Serafimovski vazhdoi me provokime edhe pas ndeshjes’ – u shpreh Nuhiu, i cili në pyetjen tonë, nëse pas përfundimit të ndeshjes ka patur ndonjë incident, tha: ‘Pas ndeshjes kishte vetëm duele verbale rrugës për në xhveshtore, por asgjë spektakolare, siç informojnë disa media’ – përfundoi Nuhiu.

Renova përveç  disfatës 3:1, me një gol tjetër të pranuar në minutën e dytë shtesë të takimit, humbi edhe mbrojtësin Nenad Mishkovski, i cili i revoltuar me veprimin e mesfushorit të vendasve, Serafimovski, pati një duel gjoks në gjoks me këtë të fundit, ndërsa aktrimi i mirë i tij bëri që arbitri kryesor mbrojtësin e ‘gjipspunuesve’ ta ndëshkoj me të kuq.

Për Renovën ishte kjo disfata e parë pas një serie prej 4 ndeshjeve pa disfatë, që e zbresin këtë skuadër në pozitën e 5-të.

Ndeshjen e rradhës që në program është të dielën, Renova në Tetovë do të mirëpret Akademia Pandevin, një skuadër tjetër nga Strumica.

Leave a Reply