Antonio Konte rikthehet në Serie A, merr drejtimin e skuadrës nga kryeqyteti!

Skuadra e Romës thuhet se është në negociata për të angazhuar si trajner Antonio Konten, i cili do të zëvendësonte në këtë post trajnerin aktual të ‘ujqërve’, Euzebio Di Françesko.

Drejtuesit e ‘Ujkeshës romake’  kanë humbur durimin me trajnerin e tyre pas formës së dobët të treguar këtë sezon në ‘Serie A’ dhe në Ligën e Kampionëve.

Sipas raportimeve, presidenti i Romës, Xhim Pallotta, ka urdhëruar njerëz të afërt që të nisin diskutimet me ish trajnerin e Çelzit, Antonio Konte, emri i të cilit lidhet edhe me skuadrat si Paris Sen Zhermeni dhe Mançester Junajtedi.

Leave a Reply