Fakt interesant, të gjitha skuadrat e ‘Serie A’ bëhen me trajner italian!

Pasi Xhenoa shkarkoi trajnerin e saj të deritanishëm, Ivan Juriç, duke e zëvendësuar atë me Çezare Prandelin, në ‘Serie A’ është regjistruar një fakt shumë interesant. Për herë të parë pas 12 viteve të gjitha skuadrat elitare kanë trajner italian.

Në këtë mënyrë në Itali sërish fillojnë të ju besojnë trajnerëve vendas.

Më herët gjatë këtij sezoni edhe Udineze kishte ndërruar trajnerin Hulio Velaskes, të cilin e kishte zëvendësuar me Davide Nikolla.

Kësisoj të gjitha 20 skuadrat e ‘Serie A’ tashmë janë me trajner italian. Për herë të fundit një gjë e tillë ndodhte gjatë sezonit 2006/2007, mirëpo atë kohë një gjë e tillë nuk kishte zgjatur shumë, pasi në mes të sezonës Parma kishte emëruar për trajner, argjentinasin Hektor Kuper.

Leave a Reply