Ish futbollisti i Torinos vjen me një provokim të rëndë për Juventusin!

Në prag të derbit të madh të Torinos, midis Torinos dhe Juventusit, ish futbollisti i “Demave”, Kamil Glik, ka folur për “Toro Neës”, duke thënë se ‘bardhezinjtë’ nuk do të mund të jenë kurrë si ata.

“Derbi i ardhshëm do të jetë shumë i vështirë për Torinon, por një gjë është e sigurt, Juventusi nuk do të ketë lidhjen e ngushtë me ngjyrat e ekipit dhe traditën që ekziston mes Torinos dhe tifozëve. Ata nuk do të jenë kurrë si ne”, – ka thënë Glik.

Derbi i Torinos do të zhvillohet mbrëmjen e së shtunës me fillim në ora 20:30. Aktualisht Juventusi kryeson kampionatin italian me 43 pikë, 21 më shumë se rivalët e tyre të Torinos, që renditen në pozitën e 6-të.

Leave a Reply