Portieri kosovar, Muriç heroi i Mançester Sitit, priti dy penalti dhe kualifikoi ‘citizenz’ në gjysmëfinale të Liga Kupës (VIDEO)

Pas Xherdan Shaqirit, një tjetër shqiptarë ka tërhequr vëmendjen e mediave angleze, teksa u bë protagonist në kualifikimin e skuadrës së tij për në gjysmëfinale të Liga Kupës së Anglisë, njofton ‘infOSport.mk’.

Fjala është për portierin e përfaqësueses së Kosovës, Arijanit Muriç, i cili morri besimin e trajnerit Pep Guardiola për tu paraqitur në përballjen çerekfinale të Liga Kupës kundër skuadrës së Lesterit. Dhe ky guxim, strategut spanjoll në fund iu shpërblye, pasi pikërisht 20-vjeçari Muriçi doli të jetë vendimtarë në kualifikimin e Sitit për më tej. Portieri kosovar priti dy penalti në ruletin e penaltive, pasi ndeshja në kohën e rregullt ishte mbyllur 1:1.

Avansoi Siti me golin e Kevin De Brujne (14’), teksa barazimin skuadrës së Lesterit vendas i’a solli Ollbrajton në minutën e 73-të.

Menjëherë pas përfundimit të 90-të minutave, skuadrat iu drejtuan goditjeve nga pika e bardhë, aty ku fitues dolën futbollistët mysafir, edhe atë falë portierit shqiptarë, i cili priti penaltinë e Madison në serinë e tretë dhe të Sonzhu në serinë e katërt, teksa gjermani Fuks në serinë e dytë kishte goditur vetëm mbi portë, transmeton ‘infOSport.mk’.

Në anën tjetër te Siti futbollisti i vetëm që nuk realizoi ishte Rahim Sterling, teksa të saktë ishin Gjundogan, Zhesus dhe Zinçenko, i cili realizoi golin e fundit për rezultat 1:3.

Leave a Reply