SuperKupa e Europës në Arenën Kombëtare?Ja përgjigja e sekretarit të përgjithshëm të UEFA-s

Një delegacion i UEFA-s ka inspektuar punimet në stadiumin e ri “Arena Kombëtare” në Tiranë, ndërsa gjithashtu edhe Shtëpinë e re të Federatës Shqiptare të Futbollit që ndodhet pranë Liqenit Artificial.

Në krye të përfaqësisë së UEFA-s ishte Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Theodore Theodoris, i cili ka folur për mundësinë e organizimit të Superkupës së Europës në “Arenën Kombëtare”.

‘Pse e kufizoni veten vetëm në një kompeticion të vetëm? Nuk e di nëse një ditë kjo finale do të luhet në Shqipëri. Fillimisht duhet të mbarojnë punimet dhe më pas FSHF të shpallë kandidaturën, por ka edhe kompeticione të tjera. Në fund, është Komiteti Ekzekutiv ai që vendos’ – është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Theodore Theodoris.

Leave a Reply