Ish trajneri i Interit emërohet trajner i kampionëve të Amerikës në futboll, Atlanta Junajted

Në garë për postin e trajnerit te Atlanta Junajted, ishte edhe ish kapiteni i Barcelonës, Karles Pujoll …

Frank de Bur është emëruar trajner i skuadrës kampione të MLS ligës amerikane të futbollit, Atlanta Junajted, njoftuan nga ky klub.

Në garë për postin e trajnerit te Atlanta Junajted, ishte edhe ish kapiteni i Barcelonës, Karles Pujoll, mirëpo në fund drejtuesit e skuadrës amerikane u vendosën për strategun holandez, i cili gjatë karrierës së tij si trajner një periudhë të shkurtër udhëhoqi edhe skuadrën e njohur italiane të Interit.

‘Ambiciet e klubit janë të mëdha. Ata dëshirojnë që për shumë kohë të luajnë rol në futbollin amerikan dhe të bëhen ndër skuadrat më të mira, që përputhen me ambiciet e mia personale. Shpresojë që së bashku të arrijmë suksese’ – tha De Bur.

Në këtë post holandezi do të zëvendësojë Herardo Martino, i cili vendosi që të marrë drejtimin e Kombëtares së Meksikës, edhe pse me Atlanta Junajted u shpall kampion, edhe atë për herë të parë në historikun e saj 4-vjeçar.

Leave a Reply