Fanella e Kobe Brajant në ankand shitet për 5.8 mln dollar!

Fanella e Kobe Brajant me ekipin e Los Anxheles Lejkers e veshur në sezonin 2007-2008, është shitur në ankand nga “Sotheby’s” për shifrën e 5,849,700 dollarë, pak më pak se 5,5 milionë euro.

Kjo është shuma e dytë më e lartë e paguar ndonjëherë për fanellën e një basketbollisti. Rekordi absolut i takon Majkëll Xhordanit, fanella e të cilit e veshur në ndeshjen e parë të finaleve të NBA-së të vitit 1998, në ankand shtatorin e kaluar ishte shitur për 10 milionë dollarë.

Në klasifikimin absolut, mes Xhordan dhe Brajant, ndodhet legjenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona.

Fanella e tij e veshur në finalen e Kupës së Botës të vitit 1986 kundër Anglisë, kur Maradona kishte shënuar me dorë, majin e vitit të kaluar ishte shitur për 9,28 milionë dollarë.

 

Leave a Reply