FFM mori pjesë në aksionin e UEFA-së për tē ndihmuar Turqinë dhe Sirinë

UEFA dhe partneri i tyre Fondacioni i Fëmijëve dhuruan 200.000 euro për aksionin humanitar për të ndihmuar viktimat e tërmetit shkatërrues në Turqi dhe Siri.

Shumica e parave i janë dhuruar Federatës Turke të Futbollit dhe pjesa tjetër për organizatat që punojnë në vijën e parë të reagimit ndaj fatkeqësive në Turqinë jugore dhe Siri.

Në aksion ka marrë pjesë edhe Federata e Futbollit të Maqedonisë, e cila ka dhuruar mjete financiare.

Kreu i UEFA-s, Aleksandar Ceferin tha se po shqyrtohet mundësia e mbledhjes së fondeve përmes aktiviteteve gjatë javës së fundit të finales së Ligës së Kampionëve në Stamboll në qershor.

Leave a Reply