Ilijoski rikthehet për herë të 6-të te Rabotniçki

Sulmuesi Bazhe Ilijoski edhe zyrtarisht është përforcimi i parë i Rabotniçkit në këtë merkato dimërore. Ilijoski rikthehet te “romantikët’, duke firmosur kontratë 1 vjeçare. Në 12 muajt e fundit Ilijoski ishte pjesë e Shkupit, ndërsa me përfundimin e gjysmësezonit vjeshtor ai njoftoi largimin nga skuadra e Çairit, edhe pse kishte kontratë valide të cilën e rinovoi gjatë verës.

Gjithsesi për 34 vjeçari ky është rikthimi i 6-të në karrierën e tij te skuadra e Rabotniçkit nga të cilët vlerësohet si përforcim i duhur dhe që do të jetë ndihmes e klubit për gjysmësezonin pranveror.

Leave a Reply