Liverpulli rikthehet te fitorja (VIDEO)

Liverpulli është rikthyer shumë shpejt te fitorja, ps disfatës së fundit në derbi ndeshjen ndaj Mançester Sitit, njofton ‘infOSport.mk’. Skuadra e Jurgen Klop në ndeshjen e javës së 22-të si mysafir mundi Brajtonin me rezultatin minimal 1:0. Autorë i golit të vetëm në këtë ndeshje ishte egjiptiani Mohamed Sallah në minutën e 50-të, kur doli të jetë i saktë nga pika e bardhë.

Në këtë ndeshje Shaqiri luajti si titullarë, për tu zëvendësuar në minutën e 72-të nga Xhejms Milner. Për ‘redsat’ ishte kjo fitorja e 18-të sezonale, duke ruajtur në këtë mënyrë pozitën e parë me 57 pikë, 7 më shumë se Siti, që ka edhe një ndeshje më pak, atë kundër Vulverhemptonit, që në program është të hënën me 14 janar.

Leave a Reply