10 ditë më parë, skuadra e Guingampi i dha një goditje të papritur PSG-së, duke e mposhtur 1-2 brenda në “Parc des Princes” dhe eliminuar nga Kupa e Ligës. Mirëpo skuadra pariziene u “hakmor” me të gjitha mundësitë, duke e shkatërruar 9-0 këtë kundërshtar në javën e 19-të të Ligue 1.
Vetë rezultati tregon për një sfidë mes dy ekipeve me diferenca të mëdha dhe një impenjim maksimal të “yjeve” të Parisit.
3 gola Kylian Mbappe, 3 gola Edinson Cavani, 2 Neymar Juniors, për ta mbyllur me finalizimin e Meunier.
Në 19 ndeshje në total në kampionat, skuadra e Unai Emery ka realizuar 63 gola, me një mesatare 3.3 gola për takim. Për titullin kampion as që mund të flitet për rivalitet, pasi vendi i dytë, që mbahet nga Lille, është 13 pikë pas.