Ish presidenti i Realit, Kalderon zbulon arsyen e largimit të Zidane

Ish-presidenti i Real Madrid, Ramon Kalderon, i cili në krye të klubit ‘madrilien’ ishte nga viti 2006 deri në vitin 2009, ka zbuluar arsyet e largimit të Zinedine Zidane nga ‘Santiago Bernabeu’.

Në një intervistë dhënë për  ‘Bleacher Report’, Kalderon zbuloi se Zidane i kishte kërkuar presidentit të klubit ta mbante Kristiano Ronaldon në skuadër dhe të shiste uellsianin, Garet Bejll.

“Pas finales në Kiev ndaj Liverpullit, Ronaldo kërkoi largimin nga klubi. Zidane kërkoi nga Perez që ai ta mbante Ronaldon dhe ta shiste Bejll, por Perez bëri krejtësisht të kundërtën”, – deklaroi Kalderon.

Ardhja e futbollistëve të tjerë në “Bernabeu” ishte një tjetër arsye e fortë që Zidane u largua, i cili fillimisht pati një përplasje me presidentin Perez dhe më pas mori vendimin për tu larguar pas tre titujve të fituar në Ligën e Kampionëve.

Zidane u largua, Ronaldo u transferua në Juventus, ndërkohë Bejll qëndroi në Madrid dhe shënoi vetëm 4 gola në 15 ndeshje të zhvilluara gjatë këtij edicion.

 

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply