LFK Kërçovë edhe zyrtarisht kandidon Muhamed Sejdinin për president të FFM-së

Ushtruesi i detyrës president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini edhe zyrtarisht është kandidati i parë dhe deri tani i vetmi për pozitën e presidentit të ri në institucion udhëheqës të sportit më popullor në vend.

Sonte Lidhja Komunale e Futbollit të Kërçovës, mbajti kuvendin e saj dhe në të njejtin Sejdini doli si kandidat për të udhëhequr FFM-në. Sejdini mori mbështetje maksimale, nga kjo Lidhje Futbollistike, e cila ajo e sheh njeriun si ideal për të ecur përpara futbollin në vend.

Nga 31 delegat sa numëron LFK Kërçovë, 27 ishin të pranishëm dhe të gjithë, votuan PRO kandidimit të Muhamed Sejdinit për kryetar të FFM-së. Vlenë të ceket se katër delegatët që munguan, prej paraprakisht kishin paralajmruar një gjë të tillë për angazhimet profesionale, njëri prej të cilëve që është edhe Shkumbin Asllani që është seleksionues te shpresat e Maqedonisë, i cili për momentin është në grumbullim me shpresat e vendit.

Kuvendi i Lidhjes Komunale të Kërçovës, përveç 27 delegatëve të saj, u ndoq nga afër edhe nga disa anëtar të këshillit drejtues të Federatës Futbollit të Maqedonisë.

“Jam shumë i lumtur që Lidhja Futbollistike Komunale e vendit ku kam lindur, më jep besimin për të më kandiduar për president të Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Vërtet është kënaqësi të shohësh aq përkrahje të madhe, dhe un gjithmonë e kam thënë që nëse të tjerët duan, un do e vendos vetën time në shërbim të të gjithëve për të ecur përpara të gjitha proceset në futboll. E kam thënë edhe e përsërisë se un do të jem i barabartë me të gjithë, besimin që ma kanë dhënë, më detyron që në të ardhmen të gjithë së bashku si një trup unik të jemi të kordinuar për të folur vetëm me një gjuhë edhe atë të futbollit dhe vetëm me një qëllim të vetëm, avansimi dhe ngritja e nivelit në futbollin e Maqedonisë”, deklaroi për “InfOSport.mk”, UD. Presidenti i FFM-së dhe kandidati i LFK Kërçovë për këtë pozitë, Muhamed Sejdini.

Kujtojmë se Muhamed Sejdini është kandidati i vetëm për president të FFM-së, me zgjedhjet që do të mbahen me 17 mars në Ohër.

 

Leave a Reply