Liga e Europës, mësohen 16 skuadrat e kualifikuara, ja me kë mund të luaj skuadra juaj e zemrës

Sonte janë njohur 16 skuadrat të cilat do të vazhdojnë aventurën e tyre në Ligën e Europës ku nuk kanë munguar rezultatet surprizë dhe eliminime të cilat deri diku edhe nuk priteshin, shkruan “vipsport.al”.

Megjithatë, gjithçka ka përfunduar për këtë fazë dhe skuadrat do të njohin ditën e nesërme, pra të premten kundërshtarin e tyre për në turin e radhës.

Në orën 13:00 do të hidhet shorti i Ligës së Europës për fazën e 1/16-ave ku ndryshe nga faza e kaluar, këtë radhë nuk ka ndarje të veçanta dhe përjashtime për sa i përket shortit. Të gjitha skuadrat mund të luajnë ndaj të gjithave dhe pritet që të ketë përballje interesante duke qenë se ka shumë emra të mëdhenj në turin tjetër.

Nga Anglia do të marrin pjesë Çelsi dhe Arsenali, ndërkohë që Napoli me Interin përfaqësojnë Italinë. Dështim mund të konsiderohet Gjermania që ka vetëm Eintraht Frankfurtin ndërkohë që Sevilja, Valencia dhe Vijareal mbajnë lart flamurin e Spanjës.

Më poshtë mund të shihni të gjitha skuadrat e kualifikuara:

Leave a Reply