Ndryshon data e ndeshjes gjysmëfinale të Kupës, Ak.Pandev-Pobeda

Edhe pse dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë ishin paraparë që të zhvillohe me të njëjtën datë (27.02.2019), një gjë e tillë nuk do të ndodh, njofton “infOSport.mk”. Kjo për shkak se dy skuadrat nga Strumica, Bellasica dhe Akademia Pandev, që në stinorin pranveror po i zhvillojnë ndeshjet në stadiumin “Mladost”, janë nikoqir të ndeshjeve të para, ashtu që takimi midis Akademia Pandev dhe Pobedës, është shtyrë për datën 6 mars.

Sa i përket takimit tjetër, Bellasica – Makedonija Gj.P, e njëjta do të zhvillohet me 27 shkurt me fillim në ora 14:00.

Sa u përket ndeshjeve të kthimit, ato nuk ndryshojnë dhe që të dyja në program janë me 10 prill.

Leave a Reply