Futsal, Seferi dhe Neziri firmosin me Besën e Pejës

Dy lojtarët nga Shkupi, Erkan Seferi dhe Eljesa Neziri kanë lënë Prishtinën, duke u transferuar te Besa e Pejës për gjysmësezonin pranveror në kampionatin e futsallit në Kosovë.

Seferi dhe Neziri kanë firmosur me klubin pejan, duke u prezantuar edhe nga këta të fundit në faqen zyrtare të klubit të futsallit Besa. Bëhet fjalë për dy lojtarë cilësor, me Seferin që posedon eksperiencë ndërkombëtare dhe është reprezentues i përfaqësueses së Maqedonisë në futsal, njejtë si Eljesa Neziri që është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë dhe që ka luajtur me ekipe të ndryshme në vendin tonë.

Klubi i Besës i vlerëson të dy shkupjanët si përforcime të mëdha dhe që do t’i ndihmojnë skuadrën pejane në objektivat që kanë në këtë sezon./InfOSport.mk

Leave a Reply