Alba rinovon kontratën me Barcelonën (VIDEO)

Xhordi Alba ka rinovuar kontratën me Barcelonën deri më 30 qershor të vitit 2024, kohë në të cilën mbrojtësi do të jetë 35 vjeç dhe me shumë gjasa do të mbyllë karrierën me fanellën e katalansave. Në kontratën e tij të re Alba do të ketë klauzolë largimi prej 500 milionë eurove edhe pse është një lojtar që numëron 29 vite mbi supe, ndërsa në prezantimin e marrëveshjes ishte vet presidenti Xhosep Maria Bartomeu dhe zëvendës – presidenti Xhordi Mestre.

Spanjolli është produkt i akademisë “La Masia” edhe pse u shit një herë të Valensia, ndërsa në vitin 2014-të ai u ble për 14 milionë euro nga Barcelona dhe deri tani ka luajtur 284 ndeshje për katalanasit, ku ka shënuar 14 gola dhe ka dhënë 54 asiste.

Leave a Reply