Derbi shqiptarë Gostivari-Vëllazërimi do flas vetëm shqip

Java e 17-të në Ligën e Dytë – Perëndim na dhuron derbin shqiptarë, Gostivari – Vëllazërimi, e që njëkohësisht do të flas i tëri shqip, njofton “infOSport.mk”.

Kjo për shkak se komisioni i arbitrëve pranë FFM-së ka vendosur që kjo ndeshje të drejtohet nga arbitër shqiptarë, me në krye struganin Albrim Shaqirin.

Ndihmës të tij do të jenë Habil Livoreka dhe Ilmi Mediu, teksa arbitër i katërt do të jetë tetovari, Furkan Idrizi.  Emin Kranli nga Resnja do të luaj rolin e delegatit, ndërkohë Safet Ademi nga Shkupi do të jetë kontrollor i takimit.

Ndeshja Gostivari – Vëllazërimi starton në ora 14:30.

Leave a Reply