Alili: Duam fitoren ndaj Vëllazërimit

Gostivari pas dy xhirove të para në stinorin pranveror, ende nuk e ka shijuar aromën e fitores. Ata u mundën nga Teteksi në xhiron e parë, ndërsa të dielën e kaluar në shtëpi barazuan pa gola ndaj Pelisterit, njofton “infOSport.mk”.

Në ndeshjen e fundit trajneri Erxhan Menga nuk mund të llogariste në shërbimet e dyshes, Lavdrim Skenderi – Ylber Alili, të cilët sot janë të gatshëm për të dhënë më të mirën nga vetja dhe të ndihmojnë skuadrën për të arritur deri tek 3 pikëshi.

“Ndeshjen me Pelisterin për shkak kartonëve nuk ishim në gjendje për të ndihmuar skuadrën, as unë dhe as Lavdrim Skenderi. Megjithatë tashmë gjithçka është në rregull, ashtu që me padurim po presim këtë përballje, të cilën duhet ta fitojmë nëse dëshirojmë ende të shpresojmë për kreun e tabelës” – u shpreh për “infOSport.mk”, Ylber Alili.

Alili gjatë merkatos së dimrit nga rradhët e Goblenit erdhi te Gostivari, skuadër kjo që aktualisht ndodhet në pozitën e 7-të me 20 pikë, dy më pak se Vëllazërimi që mban pozitën e 5-të.

Leave a Reply