Shkëndija me probleme në prag të sfidës me Renovën

Të dielën në futbollin vendor në program është derbi i madh shqiptarë, midis Shkëndijës dhe Renovës. Të dyja skuadrat po kalojnë një formë të mirë, ndërsa është ky një paralajmërim që tifozët e futbollit do të kenë mundësinë të shohin një futboll cilësorë.

Të dyja skuadrat në mesjavë shënuan fitore minimale (1:0), ashtu që në këtë ndeshje futen me besim të plotë. Trajneri i “kuqezinjëve”, Qatip Osmani këtë ndeshja ka gjasa ta nis me disa mungesa të rëndësishme, duke pasur parasysh se në lëndime ankohen portieri titullarë, Kostadin Zahov, pastaj kapiteni Armend Alimi, si dhe sulmuesi Valmir Nafiu.

Që të tre u dëmtuan në ndeshjen në Strumicë ndaj Akademia Pandev. Alimi zgjati kofshën e këmbës dhe si pasojë u zëvendësua, Zahov 10-të minutat e fundit me A. Pandev i luajti me dhimbje të mëdha pasi lëndoi shpatullën e djathtë, ndërsa pas një starti më të ashpër në dhimbje të kyçit të këmbës ankohet Nafiu.

Leave a Reply