Sulmuesi Tandina flet në prag të ndeshjes me Rabotniçkin

Skuadra e FC Shkupit në kuadër të javës së 27-të në elitën e futbollit vendor do të mirëpret Rabotniçkin, me të cilën skuadër për momentin ndanë pozitën e 5-të. Që të dyja skuadrat nuk po kalojnë një periudhë të mirë, ashtu që rimëkëmbjen e shohin pikërisht nga kjo ndeshje.

Lidhur me këtë përballje, për mediat nga tabori i FC Shkupit është prononcuar futbollisti nga Mali, Maharafa Tandina, i cili thotë se gjithë futbollistët janë të motivuar për këtë përballje të rëndësishme.

“E filluam shumë mirë gjysmë sezonin pranveror, por ja që tani më kemi pas vete katër disfata. Ndeshja me Rabotniçkin është e një rëndësie të veçantë për ne, që të rikthehemi tek suksesi. Dëshirojmë që të kemi një fillim të mbarë. Padyshim që jemi të motivuar për këtë përballje, kemi kualitet të mirë dhe ne kemi qëllimet tona deri në fund të sezonit. Besoj se do ta bëjmë atë që duhet bërë në këtë ndeshje”, ka thënë sulmuesi i krahut nga Mali, Maharafa Tandina.

Ndeshja Shkupi – Rabotniçki luhet të dielën me fillim në orën 15:30 në stadiumin e Çairit, ndërsa drejtësinë do ta ndajë arbitri Dejan Jakimovski.

Leave a Reply