Barcelona fiton në “Olld Traford”, Juve vetëm barazim ndaj Ajaksit (VIDEO)

Barcelona më në fund ka dalë kokëlartë nga “Olld Traford”, pasi sonte në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve mundi Mançester Junajtedin e Ole Gunar Solskjaer me rezultatin minimal 1:0, njofton “infOSport.mk”.

Golin e vetëm në këtë ndeshje mjaft interesante e realizoi Luis Suarez që në minutën e 13-të, e që në këtë rast gjeti edhe ndihmën e Luka Shou të Mançester Junajtedit.


GOLAT NGA NDESHJA MANÇESTER J.-BARCELONA, NDIQENI KËTU.


Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Amsterdam në stadiumin “Johan Krojf”, Ajaksi dhe Juventusi u ndanë me barazimin 1:1.

Kristiano Ronaldo në minutën e fundit të pjesës së parë kaloi në epërsi Juventusin, teksa vetëm pas 60 sekondave jo të plota në pjesën e dytë Neres barazoi shifrat në 1:1.


GOLAT NGA NDESHJA AJAKSI-JUVENTUSI, NDIQENI KËTU.


Edhe pse deri në fund të takimit kishte edhe shumë minuta për të luajtur, asnjëra prej skuadrave nuk arritën të shënojnë, duke e mbyllur këtë takim me barazim dhe duke lënë hapur gjithçka për ndeshjen e kthimit në Torino, që në program është pas një jave.

Leave a Reply