Elif Elmas ishte vetëm 3 muajsh, kur Gallata fitoi Fenerbahçen për herë të fundit

Derbi i Stambollit ndërmjet Fenerbahçes dhe Gallatasarajit çdo herë nxjerr debate të nxehta, ndërsa ai mbrëmë që u zhvillua u mbyll me barazim 1:1 dhe golin e barazimit për “verdhekaltërit” e realizoi pikërisht futbollisti nga Shkupi, Elif Elmas.

Goli reprezentuesit të Maqedonisë çoi në 20 vite serinë negative të Gallatës që nuk arrin të fitojë në stadiumin “Shukru Saraçollu” rivalin Fenerbahçen. Interesant është fakti se Elmasi aktualisht është 19 vjeç, pasi është i lindur më 27 shtator të vitit 1999 në Shkup, ndërsa Fenerbahçe nga Gallatasaraji për herë të fundit në stadiumin e vet ka humbur më 22 dhjetor të vitit 1999, që do të thotë që Elmas asaj kohe ka qenë vetëm 3 muajsh.

Ndërkohë  shkupjani është rritur, ka mësuar në shkollë, ka filluar futbollin, ka luajtur në ekipe të ndryshme dhe në liga të kategorive të reja, u bë pjesë e Rabotniçkit dhe u transferua në Fenerbahçe. Dhe pas gjithë kësaj arriti të vazhdojë serinë e gjatë pa humbje të klubit që e ëndërronte të luaj një ditë përballë rivalit më të madh në Turqi.

Leave a Reply