KK Fati “rrëmben” 5 medalje në “Ulqini Open 2019”

Fundjavën të cilën e lamë pas ka rezultuar e mbarë për karateistët e Klubit të Karatesë Fati Tetovë. Karateistët e këtij klubi fituan 5 medalje në turneun e 17-të ndërkombëtarë “ULQINI OPEN 2019”, duke qenë të jashtëzakonshëm në të gjitha kategoritë.

Isa Elmazi dhe Aldina Abazi u kurorëzuam me medalje të artë, ndërsa Muhamed Selimi Erdona Ziberi dhe Dritan Halimi fituan medalje të bronztë.

Sigurisht meritorë për këto medalje është trajneri i këtij klubi Arlind Huseini i cili vazhdon punën e tij të palodhshme në drejtim të promovimit të karateistëve të rinj./SHENJA/

Leave a Reply