Ribery në fund të sezonit largohet nga Bayerni

Tashmë është zyrtare. Franck Ribery do të largohet nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni për të nisur një aventurë të re ndoshta me Al Sadd në Katar. Pas Arjen Robben edhe sulmuesi francez ka zyrtarizuar largimin nga Allianz Arena pasi nuk do të rinovojë më kontratën me Bayernin që i skadon në fund të këtij edicioni futbollistik.

Ka qenë vetë klubi bavarez që me një komunikatë në faqen zyrtare ka bërë të ditur largimin e Ribery i cili është pjesë e Bayernit prej plot 11 sezonesh kur u transferua nga Marseille, teksa me bavarezët numëron në total 422 paraqitje dhe 123 gola të realizuar.

Leave a Reply