Muamed Sejdini në mbledhjen e asosiacioneve anëtare të UEFA-së

Kryetari i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini dhe sekretari i përgjithshëm, Filip Popovski marrin pjesë në mbledhje të asosiacioneve anëtare të UEFA dhe udhëheqësisë së shtëpisë së futbollit europian (UEFA-së), ku diskutohet për të ardhmen e garave të UEFA-së me theks të veçantë garën e re (do të ishte gara e tretë) europiane (titulli i punës: UEFA Europa League 2) për të cilën UEFA dhjetorin e vitit të kaluar dha miratim për fillim nga sezoni 2021.

Me garën e re, e cila do të pasqyrojë formatin egzistues të Ligës së Kampionëve dhe Liga Europës, më shumë klube dhe asosiacione do të jenë pjesë e futbollit elitar europian. Gjithsej 32 skuadra do të marrin pjesë në fazën e grupeve, ndërsa do të zhvillohen 141 ndeshje.

Në mbledhjen në Budapest, UEFA për herë të parë do t’a prezantojë strategjinë e saj për futbollin e femrave.

Nën moton #TimeForAction (#KohaPërAksion), organizata europiane e futbollit, UEFA prezanton strategjinë për zhvillimin e futbollit në konkurencë të femrave.

Strategjia e UEFA-së për futbollin e femrave është pjesë e strategjisë së përgjithshme të shtëpisë së futbollit europian “Bashkë për të ardhmen e futbollit” për periudhën 2019-2024. Mes qëllimeve ambicioze në strategji gjendet rritja e numrit të futbollisteve aktive në Europë (nga 1.3 milionë në 2.5 milionë) dhe rritjen dyfish të shikueshmërisë së Ligës së Kampionëve dhe Kampionatit Europian për femra, ndryshim të mendimit publik për futbollin e femrave dhe përmirësimin e standardit të futbollisteve në të gjitha vendet anëtare të UEFA-së.

Leave a Reply